N’Qendër është kompleksi ynë më i ri, i cili po ndërtohet me shumë profesionalizëm dhe precizitetin maksimal duke krijuar hapësirat adekuate për banimin e secilës familje.
Materiali cilësor, tarracat e gjelbëruara, shëtitoret dhe parqet e sigurta, vendparkingjet, lokacioni strategjik dhe infrastruktura e shkëlqyer janë disa nga specifikat të cilat N’Qendër i ka që në themele.
Me gjithsej 5 blloqe dhe shumëllojshmëri të planimetrive të cilat janë të përshtatshme për çdo familje, kompleksi ynë plotëson çdo kërkesë për apartamentin ideal.
Në pjesën më të veçantë të qytetit të Prishtinës pranë rrugës A, aty ku arkitektura moderne takon stilin e sofistikuar, po ndërtohet Kompleksi në Qendër duke krijuar pamjen ikonike të qytetit.
Duke qenë afër qendrës tregtare Albi Mall, Pallatit të Drejtësisë, Fakultetit Teknik dhe Q.K.U.K ky lokacion i shkëlqyer është një arsye më shumë që të jeni pjesë e kompleksit tonë të kompletuar.
Përtej bukurisë qëndron cilësia e ndërtimit të kompleksit e cila reflektohet në izolime termike të
standardeve të larta të cilat janë përdorur për të garantuar efikasitet energjik duke ofruar freski gjatë
verës dhe ngrohtësi të përhershme gjatë dimrit.