Kompleksi “TRI KULLAT” është i pozicionuar në lagjen Mati 1, rr. Ndue Përlleshi, duke ofruar kështu qasje të shpejtë në qendër të qytetit:
• Rruga B – 1 km
• Qendra e qytetit – 2.5 km
• Shkolla fillore “Iliria” – 0.5 km
• Parku Nacional “Gërmia” – 0.8 km
Si lokacion i tillë ofron qasje shumë të shpejtë në qytet dhe mundësi të arritjes me ecje në çdo cep të qytetit.
Pozicionimi i objektit është prej kushteve parësore që e bën një kompleks ideal për banim.
Objektet janë të pozicionuar në lindje dhe jug, që ua mundëson të kenë dritë dhe diell gjatë tërë ditës. Gjithashtu, pozicionimi në varg i objekteve mundëson qasje shumë të lehtë.
Fleksibiliteti në qasje të objekteve bën që secila nga tri kullat të ketë qasje të lehtë dhe të pavarur nga kulla paraprake, si dhe të kenë qasje të përbashkët në bodrumet garazhuese, duke bërë lidhje të mrekullueshme mes objekteve.
Secila kullë ka hyrjen e veçantë nga përdhesa, sistemin e shkallëve kundër zjarrit si dhe liftin përkatës, që bën lidhjen mes hapësirës së përbashkët të bodrumeve me pjesën e lokaleve si dhe pjesën private të njësive banesore.
Karakteristikë e Tri Kullave është:
Jemi kujdesur që prapa estetikës së objektit të qëndrojë një strukturë vërtetë rezistente, që i bën ballë tërmeteve deri në 9 shkallë të Rihterit, gjë e cila përbën siguri të shtuar për banorët. Stabiliteti është i lidhur ngushtë me funksionalitetin e objektit, duke ofruar zgjidhje fleksibile të organizimit të brendshëm të njësive banesore.
Bukuria bën dallimin në mes objekteve, andaj fasadës i është kushtuar një rëndësi e veçantë, kombinime të cilat i japin shije estetike të mrekullueshme pamjes së Tri Kullave.
Përveç bukurisë së jashtme, në thelb janë përdorur izolime të cilësisë së lartë, që banesat të gëzojnë efiçencë termike, freski gjatë verës dhe ngrohtësi gjatë dimrit.