Kompleksi të cilën e kemi emërtuar me emrin “ORIENT” është e pozicionuar në zonën “Prishtina e Re” në lagjen Veternik në Prishtinë. Lokacioni i kompleksit me largësi 2.7 km nga qendra e Prishtinës ofron qasje të shpejtë në të gjitha pjesët e qytetit. Kompleksi “ORIENT” ka qasje në: – Autoudhën “R6” Prishtinë – Hani i ELezit 1.2 km – Rrugën e Veternikut “M2” 0.5 km – Rrugën “B” 1.8 km – Rrugën “M25-2” Prishtinë – Gjilan 0.3 km – Pallatin e Drejtësisë 1.8 km. Si lokacion i tillë ofron qasje shumë të shpejtë në qytet dhe mund të themi se është udhëkryq i lidhjes së qytetit ekzistues dhe qytetit të ri që është duke u zhvilluar. Po ashtu, përparësi e objektit është mundësia e arritjes me ecje në këmbë nga cilido skaj i qytetit. Në afërsi të objektit gjendet Hotel International Prishtina & SPA, ndërsa në distancë prej 500 m gjendet edhe qendra tregtare Albi Mall. Përparësi tjetër e këtij lokacioni në të ardhmen është qasja e cilësdo pjesë të qytetit me lehtësi pa marrë parasysh zgjerimin e qytetit si metropol i ardhshëm.